17 September 2011

U Ç K



   Ushtria Çlirimtare e Kosovës shkurt UÇK është krijuar nga shqiptarët në Kosovë kishte për qëllim çlirimin e Kosovës nga serbët që kishin pushtuar këte rajon të banuar plotësisht nga shqiptarë. Pas masakrave të shumta të serbëve ndaj shqiptarëve në Kosovë UÇK-ja filloi aktivitet e saja ushtarake duke formuar zonat komanduese në krye me Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së, ku Drejtues Politik u zgjodh Hashim Thaqi dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm u zgjodh Gjeneral Lejtnant Agim Çeku.


   Komandant dhe luftëtari më i njohur i kësaj ushtrie ishte komandanti Adem Jashari i cili ra në mbrojtje të atdheut në vitin 1998. Jashari mbetet figura më e shquar e rezistencës heroike të popullit shqiptar në Kosovë dhe u shpall Hero Kombëtar nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999, në pajtim me marrveshjet e dala nga bisedimet e Rambujesë mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të OKB-së, UÇK-ja transformohet në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.